Jeta e re e ish-presidentit të Inter: në Indonezi është…ministri për emergjencën Covid

0

Është Erick Thohir ai që administron emergjencën Covid në Indonezinë e tij. Pikërisht ish-presidenti i Inter është nominuar nga krerët e vendit të tij, lider i një task force për rifillimin, sipas asaj që bën të ditur Calcio e Finanza: “Një sondazhi ka treguar se rreth 66% e indonezianëve i beson vaksinës kundër COVID-19 e dëshiron të vaksinohet, ka bërë të ditur Thohir në këto ditë. «Por rreth 16% refuzojnë të vaksinohen e ne nuk mund ti detyrojmë», ka thënë ish- presidenti zikaltër gjatë një ëebinari.

Programi i vaksinimit të qeverisë synon të thyejë zinxhirin e transmetimit të COVID-19 e të reduktojë shkallën e vdekshmërisë. «Njerëzit pyesin nëse vaksina për COVID-19 është e kualifikuar. Qeveria do të përdorë vaksina që janë listuar nga OBSH, kanë kaluar testet klinike. Siguria e popullit indonezian është një prioritet absolut», ka thënë në fund Thohir.

Artikulli i mëparshëmUshtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur, më pas goditi policin, në pranga 45 vjeçari në kryeqytet
Artikulli i radhës“Përse ai? Nuk ka drejtuar kurrë në Liga”: dyshimet e tifozëve u shuan me triumfe e rekorde në 9 vite me Simeonen