Në 30 dhjetor tekniku i Atletico Madrid, Diego Simeone, do të festojë 500 pankinat me Colchoneros. Bardhekuqtë për tetë vite radhazi, nën drejtimin e argjentinasit, kanë mbërritur në tre të parët në Liga. E që nga ardhja e Simeones kanë shtatë trofe më shumë, por nuk kanë munguar as finalet e Champions të humbura e disfatat e jashtëzakonshme. Si përmbysja në Torino.
Në 23 dhjetor 2011 Simeone u bë trajneri i ri i Atlético Madrid (me të cilët kishte luajtur nga 1994 në 1997 e nga 2003 në 2005) në vend të të shkarkuarit Gregorio Manzano. Argjentinasi trashëgoi një skuadër në vendin e 11ª në Liga e me vetëm 4 pikë mbi zonën e rënies nga kategoria, asnjëherë fituese në transfertë dhe e sapo eleminuar nga Kupa e Mbretit nga Albacete, klub i divizionit të tretë.
E të mendosh që në fillim të gjithë ishin skeptikë për Cholo, tifozët përfshirë: “Përsé ai? Nuk ka drejtuar kurrë në Liga”, shprehën zhgënjimin tifozët. Por Simeone, së bashku me mikun e tij të ngushtë Mono Burgos e Prof. Ortega, ndoshta e dinin që në atë moment se si do të shkonin gjërat.