Bujar Qamili në gjendje të rëndë pas infektimit me COVID-19? Flet miku i tij dhe zbardh gjithçka: Janë mashtrime! Ky është problemi i vetëm që ka pasur!

0
Bujar Qamili në gjendje të rëndë pas infektimit me COVID-19?

Ditën e sotme qarkulloi në media lajmi se këngëtari Bujar Qamili është shtruar në gjendje të rëndë në spital pas infektimit nga COVID-19. Mirëpo e vërteta është krejt ndryshe dhe gjithçka e ka sqaruar për BC miku i tij, Ramazan Çeka i njohur për tekstet e disa këngëve.

Çeka u shpreh se Bujar Qamili rreth një muaj më parë iku në Itali për të rinovuar dokumentet dhe gjatë qëndrimit atje ka pasur një krizë në veshka. Por pas kurimit ndodhet në gjendje shumë të mirë.

“Lajmet e përhapura në media nuk janë të vërteta, mashtrime. Nuk është e vërtetë që Bujar Qamili është në gjendje të rëndë nga covidi. Unë përpara 5 minutash fola në telefon dhe ishte shumë mirë.

Është si kokrra e mollës. Ka pasur një problem me veshkat gjatë qëndrimit në Itali, por tani është shumë mirë”, tha Çeka, i irrituar nga lajmet që po qarkullojnë.

Artikulli i mëparshëmZbulimi i fundit:Ja çfarë përmban djathi i dhisë, zgjidheni vetë më pas nëse duhet ta konsumoni
Artikulli i radhësE konfirmon ministri i Punëve të Brendshme/ Ja çfarë pritet të ndodhë me Gruevskin, zbardhet lëvizja urgjente