Serbia nis vaksinimin, Rama vazhdon flet për projekte 3D

0
Serbia nis vaksinimin, Rama vazhdon flet për projekte 3D

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka bërë live vaksinën ndaj COVID-19 duke u bërë njeriu i parë në vendin e saj që merr dozën e parë të Pfizer.

Ditën e sotme ka nisur edhe zyrtarisht vaksinimi në Serbi, që është vendi i parë në Ballkan që e bën diçka të tillë.

Brnabiç deklaroi se ky është fillimi i fundit të pandemisë.

Serbia e ka nisur vaksinimin me 4,875 doza që i kanë ardhur nga Pfizer, teksa priten edhe ngarkesat e tjera.

Ndërkohë, teksa Serbia shënonte këtë hap të rëndësishëm, kryeministri shqiptar, Edi Rama ishte shtriqur në një konferencë të stërgjatë për shtyp duke folur mbi projekte 3D.

Ai tha mes të tjerave se Shqipëria do kthehet në superfuqi energjetike. Sigurisht në 3D.

Artikulli i mëparshëmSonte nisin masat e reja shtrënguese, gjithçka që duhet të dimë
Artikulli i radhësVirusi mutant/ Alarmi i shkencëtarëve: Duhet të nxitojmë me…