Rama uron sërish shqiptarët dhe premton se në 2021 do bëjë gjëra të mëdha

0
Rama uron sërish shqiptarët dhe premton se në 2021 do bëjë gjëra të mëdha

Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2021.

Në urimin e tretë brenda pak ditësh, Rama u shpreh se 2020 ishte viti më i vështirë, për shkak të pandemisë dhe tërmetit, duke shtuar se pas goditjeve, dolëm më të fortë.

‘Ky ishte viti unë më i vështirë. Pandemia ishte kafshatë e pakapërdishme, pas tërmetit shkatërrimtar. U ndodhëm nën presion psikologjik, nga pandemia,  të gjithë, me problemet e tyre. Ishte një vit që të gjithë bashkë ne luftuam dhe po luftojmë, që të dalim më të fortë nga luftë. Ne qëndruam edhe ndaj goditjes së tërmetit e shkollat e reja po rilindin, duke u rindërtuar. Shkollat janë tani me një turn.  Pas goditjes, dolëm më të fortë’, tha Rama.

Edi Rama më tej foli edhe për vaksinën ndaj Covid-19, duke thënë se do jetë falas dhe pa detyrim. Ai vlerësoi mjekët, infermierët, mësuesit, por edhe të gjithë shqiptarët për përballimin e sfidave të rënda të vitit që lamë pas.

‘Vaksina që do të mbërrijë, ajo do jetë falas. Ne do të japim mbështetje për mjekët, për mësuesit, për qytetarët. Mësuesit, mjekët dhe infermierët e Shqipërisë meritojnë respektin më të madh. Jemi krenar për ta. Ky vit ka goditur fort ekonominë dhe punën e ka lëkundur edhe sistemet shëndetësore, edhe më të fortat.

Nëse tërmeti e pandemia do ndodhnin 7 vjet më parë, vështirë të përballoheshin. Kemi bërë përpara edhe me infrastrukturën. Nga janari, paga minimale do jetë 30 mijë lekë të reja. E di se ka shumë punë për të bërë, por bashkë mund t’ia dalim. Më të keqen e kemi lënë pas. Gëzuar Vitin e Ri dhe qoftë një vit sa më i mbarë. Kjo qoftë dekada më e mbarë për historinë tonë. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët’, u shpreh Rama.

Artikulli i mëparshëmRrëshqet toka në Norvegji! 9 persona të plagosur dhe 200 të tjerë janë evakuuar nga zona, ka rrezik
Artikulli i radhësÇfarë dihet deri më tani për variantin e ri të koronavirusit?