Ashtu si çdo ditë e disa muajve të fundit edhe sot Tirana ka qenë në pushtetin e trafikut.
Lëvizja nëpër Tiranë me mjet është bërë çdo ditë e më e vështirë, ndërsa bashkia e Tiranës që ka për detyrë menaxhimin e rrugëve, vetëm sa i bën më shumë rrëmujë.
Mbyllja e shumë rrugëve, ndryshimi i sensit të lëvizjes së mjeteve, sipas interesave të bashkisë dhe jo të qytetarëve, ka bërë që këta të fundit të mbesin për orë të tëra nëpër trafik.
Më poshtë keni një fotogaleri nga Tirana e ditës së sotme, e realizuar nga Malton Dibra i agjencisë LSA.