Policia Rrugore ka marrë masat këtë fundjavë për shkak të fluksit pas festave. Me radarë e dragera Policia po monitoron thuajse të gjitha akset, nga ato inteurbane deri tek ato rurale e brenda qyteteve për të parandaluar aksidentet.
Vetëm këtë të shtunë janë pezulluar 34 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Policia i bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të festojnë dhe shijojnë fundjavën, por duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Policia e Shtetit
Vijon zbatimi i planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Monitorim 🚔 📸 dhe ✍ në rrugët interurbane Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, Tiranë-Lezhë dhe Fier-Vlorë-Fier, si dhe në Rrugën e Kombit, për të parandaluar aksidentet rrugore qe vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.
Monitorim 🚔 📹 dhe ✍ në të gjitha rrugët e vendit, me dragera, për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e 🥃.
Ditë festive, njëkohësisht dhe fundjavë, ndaj lëvizjet në akset rrugore janë të shtuara. Në këtë kuadër, Drejtoria e Policisë Rrugore ka marrë masa për monitorimin e pandërprerë të akseve rrugore nacionale. Aktualisht në akset kryesore të vendit, Policia është duke përdorur 6 radarë.
Po kështu kontrollet janë përqëndruar edhe në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale duke përdorur dhjetëra akooltestues, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente, në të gjithë vendin janë pezulluar 34 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Policia Rrugore do jetë prezente kudo, me radarë e dragera, jo për të shtuar numrin e gjobave, por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë, nga këta drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullat dhe normat e sjelljes në rrugë.
Gëzuar Vitin e Ri, festoni, shijoni fundjavën, por duke resektuar rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës suaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
#zbatorregullatudhëtoisigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos🛫🛣️
#MosPërdor🥃gjatë drejtimit të🚘