Lëvizte me armë në zonën e njohur në Tiranë, policia e arreston pas ndjekjes

0

Një person i cili qarkullonte me armë zjarri ditën e sotme në Tiranë, është ndaluar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Ali Demi’.

Policia mësohet se është vënë në ndjekje të personit sapo ky i fundit është konstatuar me armë zjarri me vete.

Personi mësohet se nuk është identifikuar ende, ndërkohë që ndodhet në komisariat për sqarime të mëtejshme.

Policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë dhe pritet që të bëhet arrestimi personit.

Artikulli i mëparshëmSi të shpërndahen në mënyrë të drejtë në mbarë botën vaksinat ndaj Covid-19
Artikulli i radhësDenoncimi/ ‘Ardi Veliu kontrollon trafikun e drogës me Greqinë’