Roma zgjohet me qindra zogj të pajetë në rrugë pas fishekzjarrëve të fundvitit 

0

Ndërrimi i viteve dhe spektakli i fishekzjarrëve në Romë ka bërë që qindra zogj të humbasin jetën në rrugët e Romës ndërsa grupet për të drejtat e kafshëve e kanë cilësuar ngjarjen si “masakër”.

Në disa pamje të postuara në rrjete sociale në stacionin qendror të kryeqytetit italian duken disa dhjetëra zogj “të shtrirë në tokë të pajetë”.

Shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar ende, por Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve (OIPA) tha se mund të ketë ardhur si pasojë e zhurmës së lartë të shkaktuar nga kapsollat dhe fishekzjarrët në disa prej zonave ku zogjtë ngrenë foletë e tyre. 

Shfaqjet e zjarrfikësve mund të shkaktojnë dëmtime si për kafshët e egra ashtu edhe ato shtëpiake, theksuan mbrojtësit e kafshëve.

Dega italiane e OIPA ka bërë thirrje për ndalimin e shitjeve të kapsollave dhe fishekzjarrëve nga qytetarët duke përdorur si argument dëmtimin që i bëhet kafshëve.

Artikulli i mëparshëm8 lajmet e mira që dëgjuam gjatë vitit 2020, edhe pse pandemia ua zbehu rëndësinë
Artikulli i radhësFundjava pas festës, Policia Rrugore merr masat: 62 leje drejtimi të pezulluara vetëm sot, prezentë me radarë e dragera kudo (Apeli për shoferët)