Vrau dy motrat/ Avokati i Ademit: Ka pranuar akuzën por është në gjendje të rënduar psikologjike

0

Avokati i Përparim Ademit, Arben Gramo tha se gjendja e klientit të tij është e rënduar pavarësisht se ka pranuar krimin në gjykatë.  Avokati shtoi se prokuroria ndryshoi veprën penale për të cilën akuzohet 59-vjeçari nga nga” vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

“Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit. Është një ndër veprat më të rënda të Kodit Penal. Vetë  personi e ka pranuar. Për cilësimin ligjor nuk kemi qenë dakord, është akuzuar fillimisht për vrasje në “rrethana cilësuese”. Ai është i martuar, shoqëria jonë nuk e pranon poligaminë dhe cilësimi ligjor duhet të jetë në bazë të nenit 79… Në vazhdimësi do të shikojmë, është i rënduar nga ana psikologjike. Shëndeti i tij nuk është i mirë. Për këtë fazë kaq mund të them”, tha ai.

Artikulli i mëparshëmVendi i dytë në botë për infektimet nga Covid-19, India miraton vaksinën e Oxford/AstraZeneca
Artikulli i radhësRritet paga minimale për vitin 2021, ekspertët: Ky vendim rëndon të vetëpunësuarit