EKZEKUTIMI i politikanit italian/ Bie në pranga i biri, e goditi pas kokës, nuk mban mend çfarë ndodhi! Konflikti nisi për menaxhimin e restorantit familjar

0

Featured image of article: EKZEKUTIMI i politikanit italian/ Bie në pranga i biri, e goditi pas kokës, nuk mban mend çfarë ndodhi! Konflikti nisi për menaxhimin e restorantit familjar

Politikani Franco Colleoni, 68 vjeç, është gjetur i vrarë ditën e djeshme në oborrin e banesës së tij. Colleoni i cili ishte sekretar i “Lega Nord” në Bergamo për 5 vite u gjet i vrarë pranë banesës dhe biznesit të tij. Për këtë vrasje është vënë në pranga djali i tij, Francesco 34 vjeç, i cili pas një sherri me Franco Colleonin për rihapjen e restorantit të tyre “Il Carroccio” degjeneroi në përdorimin e dhunës barbare duke i gjuajtur të atit disa herë në një gur në kokë.

Në fillim autoritetet italiane hodhën dyshime se autorët mund të kenë kryer krimin për biznesin e Colleonit ose për faktin se ai ka lidhje me politikën. Mirëpo të gjitha këto aludime ranë poshtë kur u arrestua djali i viktimës.

Motivi i ngjarjes thuhet se janë marrëdhëniet e këqija familjare dhe në ato që lidhen me menaxhimin e restorantit familjar. Gjatë natës, i arrestuari pranoi konfliktet me babanë e tij, por shprehej se nuk mbante mend asgjë për ngjarjen.

68-vjeçari ka qenë sekretar krahinor i Lega-s në Bergamo. Ai menaxhonte edhe restorantin e tij “Al Carroçio” në Dalmine. Ai ka mbajtur edhe poste të rëndësishme në administratën lokale.

Artikulli i mëparshëmIkën Vitore Tusha! Në krye të KED-së për 2021 vendoset Ervin Pupe
Artikulli i radhësKohë virusesh! 10 ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani për të forcuar imunitetin