Ikën Vitore Tusha! Në krye të KED-së për 2021 vendoset Ervin Pupe

0

Featured image of article: Ikën Vitore Tusha! Në krye të KED-së për 2021 vendoset Ervin Pupe

Vitore Tusha nuk do të jetë më në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi! Nga e marta e 5 janarit 2021, ajo do t’i lërë detyrën gjyqtarit të lartë, Ervin Pupe. Tusha mori detyrën përkohësisht pas largimit të Ardian Dvoranit. 

Sipas gazetarit Arsen Rusta, anëtarët e rinj të KED janë: Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska nga ‘Kushtetuesja’, ndërsa anëtar zëvendësues nga gjykata Kushtetuese u zgjodh magjistratja Fiona Papajorgji. Nga Gjykata e Lartë anëtarë do të jetë Ervin Pupe, ndërsa Ilir Panda u zgjodh anëtar zëvendësues.

Pupe, si gjyqtari më i vjetër, pritet që edhe të marrë edhe drejtimin e KED përgjatë vitit 2021. Përfaqësues i prokurorisë së Përgjithshme u zgjodh Adnan Xholi, Gjykata e Apelit do të përfaqësohet nga Astrit Kalaja dhe Elona Toro, ndërsa prokuroria e Apelit nga Gjon Fusha dhe Genti Xholi. Përfaqësuesja e gjykatës Administrative do të jetë Rilinda Selimi.

Këshilli i Emërimeve në drejtësi ka për detyrë që të kontrollojë dhe të rendisë listën kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe më pas t’ja kalojë Presidentit dhe Kuvendit për Emërim. Aktualisht në radhët e Gjykatës Kushtetuese mungojnë 2 antëtarë, që duhet të dalin nga radhët e Gjykatës së Lartë. KED me 9 anëtarë, riformatohet çdo vit.

Artikulli i mëparshëmKlodian Rasha njihej me Nevaldo Hajdëraj! Efektivi e ka shqetësuar disa herë 25-vjeçarin, takimi i fundit mes tyre rezultoi fatal
Artikulli i radhësEKZEKUTIMI i politikanit italian/ Bie në pranga i biri, e goditi pas kokës, nuk mban mend çfarë ndodhi! Konflikti nisi për menaxhimin e restorantit familjar