Pasagjeri i makinës tip “Volkswagen” kabriole, që u përfshi në aksidentin me fugonin me turisë në Elbasan, ka ndërruar jetë. Makina, ku ishte pasagjer 26-vjeçari me iniciale K.D drejtohej nga një vajzë me iniciale F.B.
5 persona të tjerë që ishin pasagjerë në furgon janë plagosur. E lënduar mbeti edhe drejtuesja e makinës së vogël.
Përplasja kokë më kokë e të dy mjeteve ka bërë që pjesa e përparme e tyre të pësojë shumë dëmtime. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.