Milan me 10 lojtarë kalon në Benevento: Kessie e Leao kthejnë Inter në vendin e dytë

0

Milan është përsëri i pari: ndërrimi i viteve nuk i ka hequr mentalitetin e fituesit kuqezinjve të Piolit, që vazhdojnë të impresionojnë. Me 10 lojtarë që në pjesën e parë, për shkak të kartonit të kuq të Tonalit (33′) e gjithnjë me mungesat e rënda të Ibrahimovic e Bennacer (përvec asaj të Saelemaekers), Milan triumfon 2-0 në Benevento, mban vendin e parë në klasifikim +1 ndaj Inter e mban në distancë të gjithë kundërshtarët direkt në garën për Champions.https://cc.sporttube.com/embed/3jLCCCG

Ndeshjen e zhbllokoi Kessie që, në minutën e 15′, shfrytëzoi më së miri një penallti të fituar nga Rebic (ndërhyrje e gabuar e Tuia). Me avantazhin e një lojtari më shumë që në minutën e 33, Benevento e rriti lojën dhe impenjoi disa herë Donnarumma, por në fillim të pjesës së dytë (48′) një magji e Leaos (parabël në daljen e gabuar të Montipò) i lejoi kuqezinjve të administrojnë rezultatin deri në fund falë edhe gabimit skandaloz të Caprari, që nuk gjeti kuadratin e portës nga pika e bardhë e penalltisë, që mund ta kishte cuar ndeshjen në 1-2. Milan rrit kështu serinë e rezultateve pozitive radhazi (27 në kampionat) e të ndeshjeve me të paktën dy gola të realizuar (17). E tani të mërkurën është ndeshja e të vërtetës me Juventus në Meazza.

Artikulli i mëparshëmVuçiç vë në alarm shërbimet sekrete: Jam përgjuar për 1 vit e gjysmë
Artikulli i radhësFitorja e tretë radhazi e City: Guardiola shkatërron Chelsea në 45 minuta