Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka zbuluar se ishte përgjuar për një vit e gjysmë. Në një intervistë për “Kurir“, ai tha se e dinte kush qëndron pas saj dhe se besonte se autoritetet kompetente do ta hetonin këtë akt.
Ekspertët e sigurisë thonë se është i nevojshëm një hetim urgjent dhe i plotë. Vuçic deklaroi se ka si prova për pretendimet e tij – bisedat e tij të regjistruara. Sipas “Kurir”, përgjimi i presidentit të një vendi është krim i rëndë dhe përpjekje për ta përmbysur rendin kushtetues.
Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin deklaroi sot se shërbimet janë duke punuar në hetimin e kësaj çështje. “Vuçic nuk e tha atë për hir të marketingut politik, por sepse është e vërtetë. Presidenti tha të vërtetën dhe na takon ne ta konfirmojmë atë të vërtetë”, – i tha Vulin TV Prvas, duke shtuar se shërbimet kompetente e informuan Vuçiqin për këtë cështje.