Fitoi lotarinë 45 milionë paund/ Përplas për vdekje çiftin, përfundon në burg

0

Një 31 vjeçar britanik që fitoi më shumë se 45 milionë euro në lotarinë Euromillions, ka dalë përpara gjykatës me akuzën se i ka marrë jetën një pensionisteje gjatë një aksidenti rrugor.

Vendimi per Matt Topham pritet te merret në mars. I riu akuzohet se shkaktoi vdekjen e 75 vjecares Mary Jane Regler pasi u përplas me makinën e tij mbi të dhe bashkëshortin e saj në Lincolnshire ditën e Krishtlindjeve. I shoqi i Regler, Rodney, mbeti i plagosur rëndë. Topham ka qenë dukë ngarë një BMW kur u përplas me Ford Fiestas e pensionistëve. Sipas akuzës, ai po i jepte shumë keq mjetit.

Topham dhe e fejuara e tij e atëhershme , Cassey Carrington fituan 45 milionë paund në 2012-tën. Topham punonte si piktor dhe merrej me zbukurime në biznesin e familjes së tij, ndërsa mësohet se po përpiqej të kursente për dasmën me Casseyn, kur papritur, u gdhi milioner. Asokohe qe shprehur se shpresonte qe kjo t`ia ndryshonte jetën për mirë, por në fakt nuk ndodhi ashtu.

Artikulli i mëparshëmVarianti i ri i Covid-19 përhapet në 37 vende
Artikulli i radhësRekord botëror: Argjendari indian krijon unazën e rrallë me 12.638 diamante