FOTO/ Aksidenti i tmerrshëm në Elbasan, dy ditë më parë makina ndodhej në servisin e viktimës

0
Aksidenti në Elbasan, një i vdekur dhe 7 të plagosur – A2 CNN

Mbetet ende e mbuluar nga misteri aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku një makinë Wolkswagen Cabriolet u përplas dhunshëm me një minibus ku udhëtonin turistë të cilët ktheheshin nga juglindja e vendit.

Edhe pse tashmë është e qartë edhe nëpërmjet pamjeve filmike dinamika e aksidentit, është ende e pazbardhur lidhja e viktimës Kledis Deda dhe drejtueses së mjetit Cabriolet, Klaudja Shpata, e cila është arrestuar ditën e sotme nga policia.

Ajo që dihet është se viktima kishte në pronësi një servis në qytetin e Elbasanit.

Pikërisht siç shikohet edhe nga fotot, aty është parë për herë të fundit e parkuar edhe automjeti Wolkswagen tip Cabriolet, që nuk dihet nëse ka qenë aty për remont apo ka qenë në pronësi të viktimës.

Ajo që dihet është se drejtuesja e mjetit Wolkswagen në momentin e aksidentit, ishte një adhuruese e shpejtësisë së lartë, gjë që konstatohet edhe nga videot që ajo shpesh postonte në profilin e saj.

Image

©

Artikulli i mëparshëmGjykata në Londër merr vendimin për ekstradimin e Julian Assange
Artikulli i radhësNuk i foli policit maqedonisht dhe thirret në polici, i riu kërkon ndihmë: Gjuhën shqipe e kam të shenjtë