Futbollisti i Juventusit rezulton pozitiv me koronavirus, humb sfidën ndaj Milanit

0
Futbollisti i Juventusit rezulton pozitiv me koronavirus, humb sfidën ndaj Milanit

Pandemia e koronavirusit godet sërish futbollin italian. Lojtari i Juventusit Alex Sandro ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testet e kryera së fundmi tek klubi italian.

Lajmin e dha klubi torinez përmes një postimi në  faqen zyrtare, ku njoftoi se mbrojtësi brazilian i ishte nënshtruar testimeve pas shfaqjes së disa simptomave, ku më pas u zbulua se ishte pozitiv.

Lojtari, siç tregohet nga autoritetet shëndetësore, është vendosur në izolim dhe është në gjendje të mirë shëndetësore pavarësisht simptomave të lehta .

Alex Sandro, pra, do të humbasë ndeshjen e ardhshme të Juventusit kundër Milanit , thelbësore në luftën për titullin e Serie A, dhe mund të kthehet për ndeshjen kundër Interit.

Artikulli i mëparshëmZbuloni rëndësinë e dimrit për gjumin, infeksionet dhe lëkurën
Artikulli i radhësFOTO/ Kush është Riljon Lala, u arratis sot nga komisariati i policisë