Gjykata në Londër merr vendimin për ekstradimin e Julian Assange

0

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, nuk mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, vendosi të hënën një gjykatë në Londër.

Gjykatësja Vanessa Baraitser e bllokoi kërkesën për ekstradim, për shkak të shqetësimeve për shëndetin e tij mendor, raporton BBC.

Assange, 49 vjeç, kërkohet për shkak të publikimit të mijëra dokumenteve të klasifikuara të ushtrisë amerikane, më 2010 dhe 2011.

SHBA thotë se rrjedhja e atyre dokumenteve në publik, ka thyer ligjin dhe ka rrezikuar jetë njerëzish.

Assange e ka luftuar ekstradimin dhe thotë se rasti i tij është i motivuar politikisht. Autoritetet amerikane thanë se vendimi do të apelohet.

Artikulli i mëparshëmRrëshqitja e tokës në fshatin Ask në Norvegji, pesë të vdekur dhe pesë të humbur
Artikulli i radhësFOTO/ Aksidenti i tmerrshëm në Elbasan, dy ditë më parë makina ndodhej në servisin e viktimës