Shefja e survejancës epidemiologjike, Eugena Tomini, tregon se situata aktuale është e qëndrueshme, por nuk është aspak optimiste për javët në vijim.
Një rritje e mundshme e rasteve sipas Tominit pritet të ndodhë pas 2 apo 3 javësh, për shkak të festimeve dhe grumbullimeve të qytetarëve në zona të caktuara të vendit.
“Pavarësisht rekomandimeve te strukturave shëndetësore, grumbullime ka pasur dhe parashikimet shohin një trend në rritje të rasteve me COVID. Sidoqoftë, mbetemi në kuadrin e parashikimeve, për të vlerësuar situatë në mënyrë dinamike”, deklaroi Tomini për A2.