Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, mbushi ditën e djeshme 52 vjeç, teksa vazhdon të marrë mjekime pa fund, pas aksidentit të pësuar para 7 viteve me ski dhe ende nuk dihet shume për gjendjen e tij shëndetësore.
Në ditën e lindjes së legjendës, ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, i ka kushtuar një status Schumacherit, ku shkruan se heshtja e tij ka krijuar një boshllëk të madh.
“Për shtatë vite me radhë heshtja e tij na ka lënë një boshllëk. Dhe jo vetëm në botën e Formula 1. Me Ferrarin e tij ka emocionuar një komb të tërë. Urime kampion, qëndrofsh gjithmonë në zemrat tona ”, shkruan Di Maio në “Facebook”.