Mediat greke: Parlamenti do e e nisë vitin me projektligjin e zgjerimit të detit me 12 milje në detin Jon

0

Mediat greke bëjnë me dije, se projektligji i cili do të votohet i pari për 2021 në parlament është ai i zgjerimit me 12 milje në detin Jon.

Mediat greke bëjnë me dije, se projektligji i cili do të votohet i pari për 2021 në parlament është ai i zgjerimit me 12 milje në detin Jon.

Kjo nënkupton që projektligji përkatës do të jetë i pari që do të prezantohet për diskutim dhe votim më datë 11 janar, në mbledhjen e parë të parlamentit për këtë vit.

Sipas mediave greke e gjithë kjo është një mesazh i fortë për Ankaranë.

Ditën e Krishtlindjeve në Greqi është miratuat dekreti për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, nga pjesa veriore e ishujve deri në kepin Tainaro.

Pas qarkullimit të kësaj deklarate kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dendias kanw zhvilluar një takim ku kane diskutuar dhe rënë dakord se kjo çështje duhet të zgjidhet në Gjykatën e Lartë të Hagës.

Sigurisht që një gjë e tille ka sjellë  kundërshtime të forta nga figura politike të ndryshme, por këtë do ta zgjidhi drejtësia.

Artikulli i mëparshëmArsimi/ Basha-gjimnazistëve: Planin që ia paraqitëm Ramës, gati ta zbatojmë që ditën e parë në qeveri
Artikulli i radhësDENONCIMI/ Shqiptarët Vitin e Ri në çadër, Rama me xhup 3175 dollarë