‘Mutacioni afrikano-jugor mund të zhvlerësojë të gjitha vaksinat’

0
‘Mutacioni afrikano-jugor mund të zhvlerësojë të gjitha vaksinat’

Britania nisi sot operacionin “Shpresa”, duke vaksinuar pacientin e parë me vaksinën e Oksfordit. Një 82-vjeçar u bë i pari person që merr këtë vaksinë.

Por ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock deklaroi sot për mediat se është thellësisht i shqetësuar se mutacioni i Afrikës së Jugut mund t’i nxjerrë jashtë loje vaksinat. Ky mutacion është më infektues se ai që është zbuluar në Britaninë e Madhe dhe po përhapet me shpejtësi nëpër Britani.

“Jam tmerrësisht i shqetësuar për këtë variant, prandaj morëm vendim për të kufizuar lëvizjet me Afrikën e Jugut,” tha ai.

Pak më herët ishte këshilltari i qeverisë, profesori Sir John Bell që paralajmëroi se të gjitha vaksinat e koronavirusit mund të dalin jashtë lojë për shkak të mutacionit afrikano-jugor. Profesori i Oksfordit tha se ky variant është shumë më shqetësues se ai që është zbuluar në Britaninë e Madhe.

“Mutacionet e këtij virusi janë ndryshime goxha thelbësore në strukturën e virusit. Kam një ndjesi që vaksinat mund të jenë efektive ndaj variantit britanik. Por nuk e di nëse do jenë efektive ndaj variantit afrikano-jugor”, tha ai.

Deri më tani, prodhuesit e vaksinave thonë se nuk ka të dhëna se variantet e reja do e mposhtin vaksinën.

Megjithatë frika ekziston dhe kompanitë thonë se mund të ndërmarrin hapa për të ndryshuar vaksinën në varësi të mutacioneve të virusit.

Artikulli i mëparshëm‘Vonove vaksinën’/ Mediat gjermane ‘kryqëzojnë’ kancelaren Merkel
Artikulli i radhësNikolas Giatromanolakis: Ministri i parë homoseksual i Greqisë