Nafta u tregtua qëndrueshëm në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin takimin e OPEC+ që zhvillohet më vonë gjatë ditës së sotme. Analistët parashikojnë se vendet prodhuese nuk do të ndryshojnë kuotat e prodhimit, për shkak të kërkesës së dobët.
Nafta Brent e Londrës u tregtua në rreth 52.4 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane në rreth 49 dollarë për fuçi. Investitorët kanë vendosur bast për një rimëkëmbje të kërkesës për naftë për shkak të fillimit të vaksinimit, ndërsa një mbështetje po e ofron edhe dobësimi i dollarit amerikan. Mohammad Barkindo, Sekretari i Përgjithshëm i OPEC, deklaroi se kërkesa për naftë parashikohet të rritet me 5.9 milionë fuçi në ditë, gjatë këtij viti, në totalin e 95.9 milionë fuçi në ditë.
Megjithatë, grupi i vendeve prodhuese parashikon edhe disa rreziqe në gjysmën e parë të këtij viti. Çmimet e naftës e mbyllën vitin 2020 në rënie me rreth 20%, krahasuar me fundin e vitit 2019, kryesisht për shkak të pandemisë që detyroi mbylljen e shumë vendeve për disa muaj. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prodhimi i naftës bruto vijon të gjendet nën presion për shkak të kërkesës së dobët për naftë.
Bursa për datën 4 Janar 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 452.75 | – 1.25 |
DIESEL | 420.75 | – 1.00 |
©aktualitet.al