Athletic Bilbao e nisi vitin 2021 me një fitore në shtëpi.
Por mbrëmjen e djeshme klubi i njohur spanjoll mori lajmin tronditës pasi një nga futbollistët e klubit bask është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike.
Bëhet fjalë për sulmuesin e majtë Aitor Gandiaga i cili humbi jetën gjatë një aksidenti rrugor. Makina e 23-vjeçarit u përplas me një autobus.
“Dhimbje e madhe për humbjen e djaloshit tonë. Përqafime të mëdha për familjen, miqtë dhe kolegët e tij“, shkruan në Tëitter klubi iberik.