Sekuestrimi i pasurive të ish-kryeprokurorit Llalla, Gjykata e Posaçme shpall moskompetencën, ja kalon çështjen Gjykatës së Tiranës

0
Sekuestrimi i pasurive të ish-kryeprokurorit Llalla, Gjykata e Posaçme shpall moskompetencën, ja kalon çështjen Gjykatës së Tiranës

Gjykata e Posaçme ka shpallur moskompetencën duke ia kaluar gjykimin e sekuestros së pasurive të ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Gjykatës së Tiranës.

Në vendim është saktësuar se vepra penale që akuzohet ish- prokurori i Përgjithshëm nuk është konpetencë e kësaj gjykate dhe në bazë të ligjit Antimafia këtë gjykim duhet ta bëjë Gjykata e Tiranës.

Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 me akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.

Më pas, dosja u dërgua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, kjo gjykate vendosi sekuestron e pronave të ish-prokurorit të Përgjithshëm.

Artikulli i mëparshëmSot seancë e jashtëzakonshme, Rama kërkon me urgjencë mbledhjen e Kuvendin, votohen ministrat e rinj në kabinet
Artikulli i radhësMeta mesazh mirënjohjeje për kongresmenin Eliot Engel: Zë i fuqishëm i shqiptarëve në Kongresin Amerikan