Skocia është futur sërish në ”Lock-Down” këtë fillim viti 2021 për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, ndërsa mutacioni i ri i virusit është duke qarkulluar nëpër Evropë.
Kryeministrja Nicola Sturgeon lajmëroi masat e reja, që parashikonin mbylljen e shkollave deri në shkurt si dhe daljen nga banesat të qytetarëve vetëm për nevoja emergjente e të domosdoshme.
Sipas saj këto masa janë sakrifica që duhen bërë për shkak se duhet mbrojtur stafi shëndetësor dhe vetë popullësia prej COVID-19.
Nga ana tjetër në Skoci deri më tani janë vaksinuar 100 mijë banorë me dozat e para, teksa deri në fund të janarit pret të marrë edhe 900 mijë. Kryeministrja ka garantuar se deri në fund të pranverës do të vaksinohen 2.5 milionë skocezë.