Sot seancë e jashtëzakonshme, Rama kërkon me urgjencë mbledhjen e Kuvendin, votohen ministrat e rinj në kabinet

0
Sot seancë e jashtëzakonshme, Rama kërkon me urgjencë mbledhjen e Kuvendin, votohen ministrat e rinj në kabinet

Sot Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, për dekretimin e ministrave në kabinetin qeverisës.

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër zyrtare kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, duke i kërkuar që të mbledhë ligjvënësit në një seancë të jashtëzakonshme pak ditë pas ndërrimit të viteve.

Seanca e parë për këtë sesion parlamentar ishte parashikuar që të mbahej më 11 janar por dorëheqja e ministrit të Jashtëm në detyrë ndryshoi gjithçka.

Largimi i tij nga posti bëri që Rama të kryente lëvizje të tjera në kabinetin e tij.

Në vend të tij në Ministrinë e Jashtme vendosi numrin një të asaj të Mbrojtjes, Olta Xhaçkën, ndërsa për të zëvëndësuar socialisten zgjodhi ish-zv.kryeministrin, Niko Peleshi.

Pasi u bënë publikë emrat u dërguan në Presidencë dhe më pas u dekretuan nga kreu i shtetit Ilir Meta.

Megjithatë duhet të kalojnë sot në Kuvend.

Artikulli i mëparshëmRama nxjerr videon: Si mund të merret rimbursimi për trajtimin ambulator anti-COVID në banesë
Artikulli i radhësSekuestrimi i pasurive të ish-kryeprokurorit Llalla, Gjykata e Posaçme shpall moskompetencën, ja kalon çështjen Gjykatës së Tiranës