Në dëshmitë e dhënë në para policisë gjyqësore ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen Vjollca Telo ka pranuar se ishte ne dijeni të lidhjes së burrit të saj me Zhaneta Metanin, por ajo nuk ishte shqetësuar pasi donte që burri të ishte i kënaqur.
Ajo ka treguar se është e martuar Ademin dhe kane tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Ajo me bashkëshortin kanë bërë marrëveshje qe ajo te mbaje mbiemrin e tij Tela ndërsa ai le të mbante mbiemrin e saj Ademi, pasi duhet forcuar martesa.
Burri saj Përparimi qe prej një periudhe rreth 20 vjet është njohur me Zhaneta Metanin dhe kanë pasur lidhje intime bashkë. Ajo e ka marrë vesh për këtë lidhje dhe nuk ka ndërhyrë për të prishur lidhjen e tyre pasi e donte burri të ishte i kënaqur për të mos prishur familjen.
Vjollca ka rrëfyer gjithashtu se me familjen e Zhanetës shkonin familjarisht në plazh. Ajo madje tregon se vetë Përparimi i kishte treguar për shqetësimin e tij se Zhaneta e tradhtonte me një tjetër. Madje atë ditë thotë Vjollca ishte i mërzitur. /Shqiptarja.com