Pipero flet me shifra, tregon sa përqind e shqiptarëve kanë rënë në kontakt me COVID-19

0
Pipero flet me shifra, tregon sa përqind e shqiptarëve kanë

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin u shpreh se ende nuk ka një studim të mirëfilltë në asnjë vend të botës për të ditur hap pas hapi sa është imuniteti natyral i fituar. Por edhe ai ra dakord se 25-30% e shqiptarëve kanë rënë tashmë në kontakt me koronavirusin.

“Ende nuk kemi një studim që të dimë sa % e popullatës e ka kaluar. Ai është bërë një studim, hapat e para të kësaj pandemie për të shikuar sa % e personave e kishin kaluar në atë fazë dhe në dijeninë time studim të mirëfilltë nuk ka në asnjë vend të botës për të ditur hap pas hapi sa është imuniteti natyral i fituar. Në opinionin tim, ndoshta unë mendoj që Shqipëria duhet të jetë mbi 25-30% e rënë në kontakt. Ky është mendimi im” tha ai.

Artikulli i mëparshëmPfizer, Moderna apo AstraZeneca? Mjeku i njohur tregon cilën vaksinë duhet të zgjedhim
Artikulli i radhësZbulohet një simptomë e re e Covid-19, autoritetet shëndetësore tregojnë kur duhet të shqetësoheni dhe të konsultoheni menjëherë me mjekun