RAPORTI/ Ndikimi i pandemisë tek fluturimet: Mbi 20 vite të rritjes së pasagjerëve janë fshirë në vitin 2020

0
This image has an empty alt attribute; its file name is covidavion.jpg

Mbi 2 dekada të rritjes së trafikut të pasagjerëve tek  linjat ajrore janë fshirë në vitin 2020, sipas një raporti të ri. “Pandemia dhe pasojat e pandemisë kanë fshirë 21 vite të rritjes së trafikut të pasagjerëve, duke e çuar në nivelin e vitit 1999”- sipas Cirium, një kompani të të dhënave mbi udhëtimin.

Raporti theksoi se trafiku vlerësohet se ka rënë me 67% në vitin 2020. Vetëm 2.9 trilionë kilometra për pasagjerë që paguajnë (RPK) janë regjistruar në të gjithë botën në vitin 2020, nga 8.7 trilionë km në vitin 2019.

Kilometrat për pasagjerë përdoren si jnë tregues për trafikun ajror. Industria e aviacionit është goditur rëndë nga pandemia, ndërkohë që vendet kanë mbyllur kufijtë, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Sipas raportit, linjat ajrore kanë operuar 16.8 milionë fluturime nga 1 Janari më 20 Dhjetor, 2020, krahasuar me 33.2 milionë në të njëjtën periudhë një vit më parë.  Mbi 40 linja ajrore kanë falimentuar apo pezulluar operacionet dhe ekspertët presin më shumë në vitin 2021.

Azia e lagur nga Oqeani Paqësor dhe Amerika e Veriut janë vendet e para që kanë nisur rimëkëmbjen.  Kjo është reflektuar edhe në listën e kompanisë për aeroportet me më shumë fluks,  që është mbizotëruar nga SHBA dhe Kina.

Cirium pret që kërkesa për pasagjerë të rikthehet në vitin 2025 apo 2025, me fluturimet për pushime dhe ato të brendshme, që do jenë segmented e para drejt rimëkëmbjes së qëndrueshme.

Artikulli i mëparshëmNga Gjermania, Zvicra e Amerika, emigrantët dërguan në Kosovë 900 mln euro
Artikulli i radhësHelmeta ilire e zbuluar në Kroaci ngjall debate, arkeologët thonë se i përket luftëtarit grek