“Shqiponjat” arrestojnë të riun në Shkodër, shkeli orën policore, kishte armë në brez

0
“Shqiponjat” arrestojnë të riun në Shkodër, shkeli orën policore, kishte armë në brez

Mbrëmjen e sotme është arrestuar një 20-vjeçar, banues në fshatin Grudë e Re të Shkodrës, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në brez pa leje.

Arrestimi i 20-vjeçarit me inicialet M.M është bërë nga efektivët e “Shqiponjave” teksa po lëvizte me makinë.

Policia e ndaloi pasi ishte në shkelje të orës policore dhe në momentin që efektivët i kërkuan dokumentin nëse kishte leje për të qarkulluar, ai i kundërshtoi. Sakaq, gjatë kontrollit, të riut nga Shkodra iu gjet arma pa leje.

Artikulli i mëparshëmGjykata në Londër vendos që Julian Assange të mos ekstradohet në Shtetet e Bashkuara. Ka rrezik të vetëvritet
Artikulli i radhësA ka ardhur varianti i ri i koronavirusit në Shqipëri? Flet shefja e epidemiologjisë Eugena Tomini