U infektuan familjarisht me COVID, deputetja e PS-së zbulon recetën si e kaloi virusin

0
U infektuan familjarisht me COVID, deputetja e PS-së zbulon recetën

Deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea ka treguar gjatë eksperiencën e saj në përballje me koronavirusin.

Ajo shprehet se në të njëjtën kohë u infektua dhe familja e saj. Teksa tregon për eksperiencën, deputetja Gjebrea u shpreh se në ditët e para ka shfaqur simptoma të lehta dhe jo shqetësuese, teksa më pas nga testimet e kryera rezultoi se virusi kishte prekur pulmonet e mushkërive.

“Kurba e ecurisë së pandemisë në Shqipëri ka qenë e afërt me vendet e tjera. Nëse shohim rastet tani, tregon që ka një rënie të të infektuarve dhe të shtruarve në spitale. Rasti i variantit të ri të COVID tregon një mutacion, në Britani ka një numër rastesh të konsiderueshme. Ngelet për tu parë se në çfarë pjese të virusit ndodh mutacioni dhe nëse vaksina është parandaluese për këtë. Deri më tani tregohet se është parandaluese. Ne jemi të vëmendshëm për të parë se çfarë thonë shkencëtarët.Mund të them që ka qenë një përballje që në ditët e para ishte një diçka e zakonshme si grip. Në ditët në vijim rezultova që isha prekur tek pulmonet në gradën e dytë. Mora mjekim. Ka qenë një periudhë dyjavore e cila rezultoi se dhe disa pjesëtarë të familjes të rezultojnë pozitivë në të njëjtën kohë që e bëri situatën dhe më të vështirë. Ajo që mund të them, nuk duhet injoruar asnjë shenjë, edhe një temperaturë e lehtë duhet referuar tek mjeku. Duhet në mënyrë të vazhdueshme me mjekun e familjes. Çdo person ka një reagim të ndryshëm nga virusi. Jam e lumtur që ja dola dhe me shëndet të mirë” – tha Gjebrea.

Artikulli i mëparshëmGjenden në Përmet, dy adoleshentet e zhdukura në Tiranë
Artikulli i radhësBrexit po e detyron Skocinë të kërkojë shkëputjen nga Britania e Madhe