500 mijë USD – Festivali i RTSH na kushtoi sa 3 buxhete të Teatrit Kombëtar

0
500 mijë USD - Festivali i RTSH na kushtoi sa 3 buxhete të Teatrit

Fatura e Festivalit të 59-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar (RTSH) shënon 50 milionë lekë, ekuivalente me afro 500 mijë dollarë.

Mirëpo ndryshe nga çdo vit tjetër, Festivali i Këngës i mbajtur në dhjetor pritej të kushtonte më pak pasi ka patur më pak përgatitje se çdo herë tjetër, është zhvilluar pa publik në sallë dhe është e paqartë se si arriti të shënonte një faturë aq të majme.

Pra tek lista e shpenzimeve e Festivalit të Këngës të 2020-ës, mungonin skenografia, qiraja dhe akomodimet.

Hashtag.al kontaktoi specialist, i cili bëri disa llogaritje të thjeshta për të dalë në përfundimin se kjo faturë është e pajustifikuar.

500 mijë USD - Festivali i RTSH na kushtoi sa 3 buxhete të Teatrit

Specialisti thotë se artistët janë paguar 1200 euro.

Ndërkohë duket theksuar fakti se këtë vit nuk u pagua qiraja për sallën e shtrenjtë e Pallatit të Kongreseve për Festivalin që do të shkonte në 54 milionë lekë (540 mijë lekë dita x 10 ditë).

Festivali i 59 i Këngës këtë vit u zhvillua në një mjedis të hapur, pranë sheshit “Italia” në Tiranë. 

Nëse llogarisim dhe shpenzimet për çdo instrumentist, deri tani arrijmë në vlerën 18 mijë euro.

Sipas specialistit, në rreth 50 mijë euro llogarisim teknikën që këtë vit përsëri ishte shumë më pak se çdo kishte qenë në një sallë e mbyllur.

Në rreth 30 mijë euro ai llogarit shpenzime shtesë të paparashikuara, ndërsa ironikisht shton dhe “50 mijë euro bakshishe për korrupsion”.

Por me të gjitha këto, shpenzimet përsëri nuk shkojnë në 50 milionë lekë.

“Ja edhe 15 mijë euro kostumografi. Ja dhe stafi artistik, regjisori dhe skenari 3 mijë euro. Përsëri del maksimumi 230 mijë euro”- shton specialisti.

Në faqen zyrtare të RTSH-së jepet për shkak të Programit të Transparencës një tabelë mbi shpenzimet për Festivalin e 58 të Këngës në RTSH, të mbajtur në vitin 2019 (kliko këtu). Por shpenzimet e llogaritura përsëri janë më pak, pasi raportohen 39 milionë e 880 mijë lekë./Hashtag

Artikulli i mëparshëmLufton gripin dhe pastron mushkëritë, ky është shurupi me fuqi të mëdha shëruese që mund të përgatitet fare lehtë në shtëpi
Artikulli i radhësKreu i OBSH-së: I zhgënjyer me Kinën,nuk ka autorizuar hyrjen e ekspertëve