Parashikimi i frikshëm i numerologut të njohur: Ky skenar ka tre shekuj që përsëritet, ja ç’do ndodhë pas 100 vitesh

0
Parashikimi i frikshëm i numerologut të njohur: Ky skenar ka tre

Numerologu Jofiel Koco ka bërë një parashikim të frikshëm ditën e sotme, ku tha se një ngjarje e tillë si pandemia do të prekë botën në vitin 2121. Ai shpjegoi dhe arsyet që sipas tij tregojnë se një skenar i tillë do në ndodhë pas 100 vitesh.

“Ka përafërsisht tre shekuj që kur përsëriten numrat binjakë ndodhin evente të mëdha në botë. Ka nisur me vitin 1717, 1818, ka vazhduar përsëri me 1919 dhe tani me 2020. Është e sigurt se do të kemi të njëjtin skenar dhe në 2121, ngjarje globale me skenare, një virus që infekton globalisht njerëzimin. Kemi të njëjtin skenar që përsëritet çdo 100 vjet. Ka një prapaskenë?

Prapaskena okulte është që e vetmja gjë që na çon të mendojmë është se ekziston një cikël 100-vjeçar mes Sirius A dhe B. Ka dhe një event në Kishën Katolike ku në 1100 vjet hapet një portë që ka të bëjë me një cikël kozmik. Por gjithashtu kemi dhe kalendare fetarë ose të popujve të ndryshme që lidhen me Jubileun. Pra këto na bëjnë të mendojmë se dhe pas 100 vjetësh do të kemi të njëjtin skenar.”, u shpreh ai në “Abc-ja e mëngjesit”.

Artikulli i mëparshëmDhimbje e madhe! Gazetarja e njohur e ekranit shqiptar në zi, humb njeriun e shtrenjtë: Parajsës iu bashkua sot shpirti yt i bukur!
Artikulli i radhësLufton gripin dhe pastron mushkëritë, ky është shurupi me fuqi të mëdha shëruese që mund të përgatitet fare lehtë në shtëpi