Vaksina të papërdorura në SHBA! – New Yorku dhe Florida do të paralizojnë spitalet që nuk punojnë shpejt

0

Mbi 2/3 e 15 milionë vaksinave të koronavirusit të dërguara në Shtetet e Bashkuara janë të papërdorura ende, sipas autoriteteve, ndërkohë që guvernatorët e New Yorkut dhe Floridas bënë të ditur se do penalizojnë spitalet që nuk administrojnë shpejtë vaksinat. Guvernatori  i New Yorkut Andrew Cuomo, tha se spitalet duhet të administrojnë vaksinat brenda 1 javë pasi i kanë marrë, përndryshe do të marrin gjobë ose një reduktim të furinzimeve në të ardhmen.

“Nuk i dua vaksinat në frigorifer i dua tek krahu i dikujt. Nëse nuk bëhet kjo, ngrihen dyshime mbi eficencën e spitalit”- tha guvernatori. Spitalet në New York në total kanë injektuar më pak se gjysmën e vaksinave që kanë marrë deri më tani, por performance ndryshon nga një grup spitalesh tek tjetri.  Sistemi i Spitaleve dhe Shëndetësisë “NYC”, që është rrjeti kryesor publik, ka administruar vetëm 31% të vaksinave që ka marrë, krahasuar me 99% tek disa spitale private.

Në Florida, Guvernatori Ron DeSantis, lajmëroi një politikë nën të cilën shteti do të rishpërndajë më shumë doza tek spitalet që i administrojnë më shpejtë.  “Spitaleve që nuk bëjnë punë të paqme do i merren vaksinat dhe do transferohen tek ato që e administrojnë shpejtë”- tha guvernatori. Flordia ka administruar më pak se 25% të 1.14 milionë dozave që ka marrë, sipas autoriteve.

Artikulli i mëparshëmBB jep lajmin e parë të mirë për 2021: Këtë vit, Shqipëria me rritje ekonomike në 5.1%, e dyta më e lartë në rajon
Artikulli i radhësAnëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese merr vendimin e parë sapo hyn në zyrë