Benzema në gjyq/ I bëri shantazh ish-shokut të skuadrës se do t’i publikonte videon intime

0
Benzema në gjyq/ I bëri shantazh ish-shokut të skuadrës se do t’i publikonte videon intime

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, do të shkojë në gjyq për çështjen e shantazhimit të ish-shokut të kombëtares së Francës, Mathieu Valbuena, ngjarje që ka ndodhur 5 vite më parë.

Prokuroria e Versajës komunikoi sot se 33-vjeçari është thirrur për të dëshmuar rreth skandalit që tronditi Francën dhe ekipin kombëtar të “Gjelave”.

Bashkë me Benzemanë janë thirrur dhe 4 persona të tjerë.

Në nëntor të vitit 2015, sulmuesi i Realit u arrestua nga policia franceze, pasi Valbuena e akuzoi për shantazh.

Pretendohet se Benzema kishte pajtuar një person që t’i ushtronte presion ish-mesfushorit të Lionit dhe Marsejës për të paguar një shumë të konsiderueshme parash, ndryshe do t’i publikohej një video intime.

Benzema u hetua më pas në gjendje të lirë, por karriera e tij me kombëtaren franceze u mbyll në vitin 2015, pasi u përjashtua nga Federata.

Akti i tij u dënua dhe nga kryeministri i kohës, Manuel Vals, ndërsa vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të luajtur sërish për 2-herë kampionët e botës.

Artikulli i mëparshëmOBSH: Alarmante situata me mutacionin e ri të koronavirusit
Artikulli i radhësPërplasen 3 automjete, në gjendje të rëndë një prej drejtuesve