Dalin emrat surprizë që ndodhen në Ankara/ Kush e shoqëron Ramën në vizitën e tij në Turqi, Erdogan poston videon e ceremonisë, me limuzinë dhe kalorës që e shoqërojnë

0
Dalin emrat surprizë që ndodhen në Ankara/ Kush e shoqëron

Kryeministri Edi Rama ka nisur paraditen e sotme vizitën zyrtare dy ditore në Ankara, Turqi. Për këtë vizitë Rama vetë ka thënë se është shumë e rëndësishme dhe do të finalizohet me nënshkrimin e disa marrëveshjeve.

Mirëpo, mesa duket Rama nuk është i vetëm në këtë vizitë zyrtare në shtetin turk. Nga pamjet e shpërndara nga kanali zyrtar i Presidentit Erdogan dhe kanali në Facebook i kryeministrit Rama, shihet se pothuajse i gjithë kabineti qeveritar ndodhet në Ankara.

Ministrat Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Evis Kushi, Elva Margarit, Arben Ahmetaj dhe Bledi Çuçi shoqërojnë Ramën dhe prezantohen nga kryeministri shqiptar para Erdogan. Por në këtë vizitë zyrtare ka dhe disa emra “surprizë” që janë pjesë e delegacionit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, Drejtori i Doganave Gent Gazheli, Drejtori për Media i Ramës, Endri Fuga, dhe biznesmeni i njohur vlonjat Sinan Idrizi, aksioner i kompanisë së fluturimeve “Air Albania”, janë disa nga emrat “surprizë” që ndodhen në Ankara në takimet zyrtare të Ramës.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRTErdogan%2Fvideos%2F2790498314501830%2F&show_text=false&width=560
Artikulli i mëparshëmManchester City flak jashtë Carabao Cup rivalët e United: Guardiola shkon në finale me Mourinhon
Artikulli i radhësMblidhet sot për herë të parë Gjykata Kushtetuese pas plotësimit të saj! Çështjet e ‘nxehta’ që priten të trajtohen, që nga padia e Metës e deri zgjedhjet e 30 qershorit