Katastrofat natyrore në të gjithë botën shkaktuan në dëm prej 210 miliardë dollarë në vitin 2020, me Shtetet e Bashkuara veçanërisht më të goditurat nga uraganet dhe zjarret.
Dëmi, i vlerësuar nga risiguruesi gjerman Munich Re, u rrit nga 166 miliardë dollarë në 2019, dhe vjen ndërsa ngrohja e planetit rrit rreziqet.
Humbjet që u siguruan u rritën në 82 miliardë dollarë nga 57 miliardë dollarë në vitin 2019.
Fatkeqësitë shtojnë barrën e pandemisë së koronavirusit që ka goditur rëndë industrinë e sigurimeve.
“Ndryshimi i klimës do të luajë një rol në rritje në të gjitha këto rreziqeve,” tha anëtari i bordit të Munich Re, Torsten Jeworrek, duke aluduar uragane, zjarre dhe stuhi të tjera.
“Është koha për të vepruar,” tha ai.
Sezoni i uraganeve ishte “hiperaktiv”, me një rekord prej 30 stuhish, duke tejkaluar 28 stuhitë e vitit 2005, tha siguruesi.
Valët e nxehtësisë dhe thatësira po ushqejnë zjarret, me 16 miliard dollarë dëmtime vitin e kaluar në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara.
Përmbytjet në Kinë shkaktuan humbet më të kushtueshme individuale me 17 miliardë dollarë, por vetëm 2% e dëmit ishte e siguruar./Reuters