Joe Biden është tashmë zyrtarisht president i Shteteve të Bashkuara të Amerikes. Kongresi amerikan e ka shpallur presidentin e 46 në historinë e SHBA-së.
Protestat e dhunshme që ndodhën në Kapitol ditën e djeshme ku mbetën të vrarë rreth 4 persona dhe u arrestuan 52 të tjerë, u dënuan gjerësisht nga politikanët më të lartë në Amerikë, ndërsa bënin thirrje që Trump të tërhiqte protestuesit.
Sot Kongresi ka çertifikuar zyrtarisht Joe Biden president.