Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me problematikën e largimit të të rinjve. Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Basha shkruan se shkak për largimin e të rinjve është vetë Edi Rama.
Kryedemokrati bën thirrje që të largohet kryeministri aktual nga qeverisja në mënyrë që tu rikthehet shpresa shqiptarëve.