Mblidhet sot për herë të parë Gjykata Kushtetuese pas plotësimit të saj! Çështjet e ‘nxehta’ që priten të trajtohen, që nga padia e Metës e deri zgjedhjet e 30 qershorit

0
Mblidhet sot për herë të parë Gjykata Kushtetuese pas

Mblidhet për herë të parë ditën e sotme pas plotësimit Gjykata Kushtetuese  dhe pritet që të diskutohen disa çështje “të nxehta” që janë depozituar nga shoqëria civile dhe politika.

Bëhet me dije se anëtarët e Kushtetueses do të diskutojnë sot për çështjen e kryetarit. Gjithashtu, pjesë e mbledhjes është dhe prishja e Teatrit Kombëtar, zgjedhjet e 30 Qershorit në të cilat opozita nuk mori pjesë dhe Kodi i ri Zgjedhor i depozituar së fundmi nga Murrizi e Patozi.

Sakaq, pjesë e diskutimeve mes 7 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të jetë dhe padia e depozituar nga Qeveria për mosdekretimin e dy ministrave, Gent Cakaj dhe Sandër Lleshaj, nga Presidenti Ilir Meta.

Artikulli i mëparshëmDalin emrat surprizë që ndodhen në Ankara/ Kush e shoqëron Ramën në vizitën e tij në Turqi, Erdogan poston videon e ceremonisë, me limuzinë dhe kalorës që e shoqërojnë
Artikulli i radhësZjarri në Tiranë, policia jep detaje