Mjeku i njohur infeksionist Arjan Harxhi po kurohet në Turqi, pasi rezultoi i prekur me koronavirus.
Harxhi, i cili është edhe drejtor i spitalit Covid-3, prej 10 ditësh është duke u kuruar në Turqi, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet serioze.
Harxhi ka drejtuar më herët departamentin e infeksioneve në QSUT. Prej nisjes së pandemisë ai ka qenë tepër aktiv edhe në media, me shpjegimet dhe këshillat e tij për qytetarët.