“Ndjejë diçka të tmerrshme”/ Kishte 5 muaj që nuk po i rikthehej shija dhe nuhatja pas infektimit me Covid, këngëtarja e njohur shqiptare rrëfen recetën që i solli normalitetin e shqisave

0
“Ndjejë diçka të tmerrshme”/ Kishte 5 muaj që

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi, e ka kaluar prej disa muajsh koronavirusin, por ajo ka treguar se akoma nuk i ka ardhur nuhatja dhe shija.

“Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para tre muajve pa shqetësime serioze. Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithëve që po e kaloni ndërkohë”, shkroi këngëtarja përkrah fotos së një testi.

“Ndjejë diçka të tmerrshme”/ Kishte 5 muaj që

Mirëpo duket se poblemet më të mëdha ajo po i kalon pas infektimit. Këngëtarja ka treguar se pavarësisht se kanë kaluar 5 muaj nga koha kur ka rënë në kontakt me Covid-19, ende nuk i është kthyer shija e as nuhatja. Ajo është shprehur se vetmja gjë që ndjen është një shije shumë e keqe e ndonjë ushqimi.

“Ndjejë diçka të tmerrshme”/ Kishte 5 muaj që

“Nëse ndonjëri prej jush e ka kaluar covid-in, ju lutem më tregoni a ju është kthyer shija dhe nuhatja. Kam 5 muaj që pres të më kthehet dhe asgjë. E vetmja gjë që ndjej është një shije tmerrësisht e keqe e ndonjë ushqimi”, ka treguar këngëtarja ndjekësit e saj.

Për të gjithë ata që vuajnë nga i njëjti problem pas infektimit, Eni ka ndarë në InstaStory “recetën sekrete” që ka mësuar, me shpresë se do t’i rikthejë shijen.

“Ndjejë diçka të tmerrshme”/ Kishte 5 muaj që

Ajo ka lyer portokallin me sheqer kaf, ndërsa krahas fotos shkruan: “S’e di a e kam bërë saktë këtë portokallin me sheqer kaf, por uroj që të më ndihmojë në kthimin e shijes.”

“Ndjejë diçka të tmerrshme”/ Kishte 5 muaj që

Në një tjetër video të sajën, Eni shkruan: “Hajd gëzuar! Ishalla na nis 2021 me kthimin e shijes!”

Artikulli i mëparshëm“Nëse je shqiptar, ti duhet ta kesh këtë!”, Bebe Rexha zbulon sendin e veçantë që mban në shtëpinë e saj
Artikulli i radhësTransportonte dru të prerë në mënyrë të paligjshme, arrestohet drejtuesi i automjetit