Përplasen 3 automjete, në gjendje të rëndë një prej drejtuesve

0

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e mbrëmjes në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Tre automjete jane përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë që burimet bëjnë me dije se drejtuesi i njërit prej mjeteve është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës në gjendje kritike për jetën.

Policia ndodhet ne vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Sipas të dhënave të para shkak për këtë aksident është bërë shpejtasia jashtë normave të lejuara.

Artikulli i mëparshëmBenzema në gjyq/ I bëri shantazh ish-shokut të skuadrës se do t’i publikonte videon intime
Artikulli i radhësPesë fotografitë më befasuese nga trazirat e Uashingtonit