Rrjeti britanik BBC ka publikuar pesë fotografitë më befasuese nga sulmi mbi Kapitol. Hera e fundit kur siguria e kësaj godine u thye ishte në vitin e largët 1814. Atëherë godina u pushtua nga ushtarët britanikët.
Por në vitin 2021 ishin protestuesit e Donald Trump, që u futën pa shumë vështirësi në godinë. Njëri prej tyre mbante flamurin e Konfederatës, një grup shtetesh jugore që luftonin për të mbajtur skllavërinë gjatë Luftës Civile Amerikane.
Një tjetër protestues shihet teksa ka rrëmbyer podiumin që përdoret nga kryetari i Kongresit.
Një tjetër person, i identifikuar si Jake Angeli duket se kishte ardhur për të pozuar, pasi gjysmë i zhveshur, ai flet para kamerave.
Një protestues, i quajtur Richard Barnett, u fotografua i ulur në tavolinën e punës së drejtueses së Kongresit, Nancy Pelosi.
Por imazhi më dramatik ishte ai kur oficerët e policisë në Kapitol u detyruan të nxjerrin armët pasi protestuesit po hynin brenda Dhomës së Kongresit. Shumëkush tha se kjo skenë tregonte se po ndodhte një grusht shteti.
Gjithçka i ngjante një filmi Hollivudi uestern, raporton BBC.
©