Andi Bushati: Nuk është vënë re por…Rama uli kokën kur Erdogan përmendi luftën, i rrëzoi në sy të gjithë mitin e shtetit

0

Featured image of article: Andi Bushati: Nuk është vënë re por…Rama uli kokën kur Erdogan përmendi luftën, i rrëzoi në sy të gjithë mitin e shtetit

Analisti Andi Bushati u shpreh se Presidenti turk Recep Tayip Erdogan i ka rrëzuar kryeministrit Edi Rama të gjithë mitin e shtetit shqiptar para syve. I ftuar në “Open”, Bushati tha se Rama heshti dhe uli kokën kur Erdogan i përmendi luftën.

Analisti shtoi se miti i një shteti ku Skënderbeu luftoi kundër perandorisë iu hodh poshtë para syve dhe ai nuk bëri asnjë përpjekje për ta kundërshtuar.

“Rama heshti dhe uli kokën kur Erdogan i përmendi luftën. Kjo kaloi pa vëmendje të madhe mediatike. Kur Erdogan tha se ne jemi dy popuj që kemi luftuar krah njëri-tjetrit, kemi derdhur gjak me njëri-tjetrin Rama uli kokën dhe heshti. Erdogan të rrëzoi në sy të gjithë mitin e shtetit. Pra miti i një shteti ku Skënderbeu luftoi kundër perandorisë tu hodh poshtë para syve. Rama kaloi te kapitulli i dytë dhe heshti,”- tha Bushati.

Artikulli i mëparshëmDeklarata e papritur e ministrit të Jashtëm turk: Jemi gati të normalizojmë marrëdhëniet me Francën
Artikulli i radhësDPT: Tatimpaguesit duhet të dorëzojnë inventarin elektronikisht, afati i fundit 11 janar