Nikos Dendias tregon detaje të bisedës së tij me kryeministrin Rama në Athinë

0

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka zbardhur detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama, zhvilluar sot në Athinë.

Më 20 tetor, Shqipëria pranoi propozimin grek për të referuar në Gjykatën e Hagës çështjen e përcaktimit të zonave detare në detin Jon, në rast se negociatat dypalëshe nuk do të kishin sukses.

Por mediat greke shkruajnë se marrëveshja ka provokuar një reagim të ashpër nga Ankaraja, pasi Rama ka pranuar publikisht të drejtën e Greqisë për të zgjatur vijën bregdetare në 12 milje.

Po ashtu Dendias bën të ditur se edhe çështja e pandemisë u diskutua gjithashtu në takim. Duke qenë se vendi ynë ka mundësi të kufizuara për tu furnizuar me vaksina për shkak se nuk jemi pjesë e Bashkimit Evropian,

Teksa kujton se mijëra shtetas shqiptarë jetojnë në Greqi dhe shpesh lëvizin në Shqipëri për periudha të shkurtra kohore, Dendias konfirmon se Greqia ka në qendër të saj promovimin e kuotës që do të vendoset së shpejti në nivelin evropian, për vendet fqinje, kryesisht në Ballkanin Perëndimor.

Artikulli i mëparshëmRama i kënaqur me vizitën në Greqi: Shije e shkëlqyer mikpritje në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis
Artikulli i radhësReshje të dendura shiu edhe në Kosovë, probleme në disa zona