Detaje të reja janë mësuar nga aksioni antidogë që u zhvillua muajt e fundit në Skrapar, që çoi në arrestimin e 23 personave, mes tyre dhe drejtues në Policinë e Poliçanit.
Mësohet se një prej efektivëve të Policisë që u vu në pranga, Astrit Duro, ishte ai që dekonspiroi aksionin, pasi pas një mbledhje në Policinë e Shtetit, ka vënë në dijeni shtetasin Enver Muçaj, në mënyrë që ky i fundit të zhdukte drogën.
“Merre atë Fuatin në telefon, atë Fuatin urgjentisht dhe thuaji po pati mundësi t’i zhduku sa më parë tërë natën! Nepër për nesër, hajt shëndet”, mësohet t’i ketë thënë ai përmes një telefonate personave të tjerë të dyshuar.
Droga për të cilat janë kryer dhe këto arrestime u zbulua në një stallë lopësh, duke u tharë, ndërkohë që hetimet sipas SPAK kanë zgjatur për gjashtë muaj me radhë, ben te ditur Report Tv.
Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë sekuestruar gjithsej 5045 bimë narkotike të llojit “cannabis sativa”, si dhe janë sekuestruar 176 kg lëndë narkotike e paketuar në gjëndje të thatë, e gatshme për t’u trafikuar.
Derimë tani GJKKO ka dhënë këto masa sigurie, për personat që janë vënë në pranga:
“Arrest shtëpie për Neritan Naskën”, shefi i policisë Poliçan
“Arrest me burg” për policët Klement Zeqo, Bardhyl Çela e Astrit Duro
“Arrest shtëpie” për Kreun e Nj. Adm Tërpan, Edmond Zotko
“Arrest shtëpie” për kryeplakun e Fshatit Çorrogjafë, Fatos Lamaj
“Arrest me burg” për Arben Leklin, Sefedin Dokajn, Alban Bendon
“Arrest me burg” për Fation Beshirin, Selfo e Esmrald Kaposhin
“Arrest me burg” për Zylyftar Zhijdran, Ilia Ballon, Olgert dhe Elson Dusho
“Arrest me burg” për Teki Dushon dhe detyrim paraqitje për Fuat Dushon
“Detyrim paraqitje” për Enver Muçajn dhe Ilir Shimin
“Arrest me burg për Altin Sulën dhe Redjan Shimin
“Arrest në shtëpi” për Anxhela Beshirin