Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka deklaruar se historia do ta mbajë në mend sulmin e djeshëm në Kongres si një “një moment të çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë”.
Obama tha se sulmi është nxitur nga “një president, i cili vazhdon të gënjejë për rezultatin e zgjedhjeve të ligjshme”.
“Por, ne do të talleshim me veten nëse do ta trajtonim atë si befasi totale”, tha Obama, për të shtuar se rrëfimet e republikanëve i kanë çorientuar ndjekësit e tyre, në lidhje me të vërtetën e zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Obama u bëri thirrje udhëheqësve republikanë që “të zgjedhin Amerikën”.